Karriera në rrezik?

Futboll

Karriera në rrezik?

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:08
Ansu Fati

Ansu Fati ka vendosur: nuk dëshiron të hyjë më nën thikë.

Dhe në këtë kuptim, vizita e sulmuesit të Barcelonës te fizioterapisti i tij i besuar ishte efikase: lojtari shkoi sot në Madrid për të takuar Joaquin Juan dhe për të përgatitur një rrugë rikuperimi (me terapi konservatore) pas dëmtimit të fundit të pësuar në sfidën e Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos.

Një problem në kofshën e majtë që mund ta mbajë jashtë fushës për dy muaj, në rastin më të mirë.

Problemi është se tashmë Fati ka frikë nga operacioni dhe se po bëhet diçka e vazhdueshme dhe e përsëritur. Barcelona vërtet e blindoi por familja e tij ka nisur të pyesë veten mos ndoshta terapia e ndjekur nga doktorët katalanas ishte ajo e gabuara për ta rikthyer sa më shpejt pas operacionit të parë?!

Deri tani, dëmtimet kanë frenuar rritjen e talentit të madh dhe rreziku konkret që karriera e tij të shënohet nga këto gjëra është tepër i madh…

Lajmi është raportuar nga “Sport”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat