Arsenali e Tottenhami e duan huazimin e Kulusevskit

Futboll

Arsenali e Tottenhami e duan huazimin e Kulusevskit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:54
Dejan Kulusevski

Dejan Kulusevski do të largohet nga Juventus, për të kërkuar një aventurë në formë huazimi.

Juventus nuk duan ta lënë lojtarin të huazohet te Milan, por po kërkojnë për një skuadër në Premier League.

Londra veriore (Tottenham e Arsenal) janë në garë për lojtarin suedez.

Të dyja skuadrat po kërkojnë huazimin e tij deri në fund të opsionit, me të drejtë blerje në fund.

Kjo e drejtë blerje mund të kthehet në një obligim për blerje, varësisht nga kontrata për të cilën mund të arrihet marrëveshja.

Kanë mbetur edhe tri ditë për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat