Teuta solidarizohet me Dukën

Futboll

Teuta solidarizohet me Dukën

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:08
Teuta solidarizohet me Dukën

Klubi i Teutës është solidarizuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, të cilit iu vendos një tritol në derën e shtëpisë gjatë ditës së hënë.

Për fat nuk pati persona të lënduar, teksa ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një klime të rënduar që është krijuar në prag të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së nga presionet e politikës.

KF TEUTA dhe presidenti Hasanbelliu dënojnë me forcë aktin e shpërthimit me tritol në banesën e Presidentit Duka

KF Teuta dhe veçanërisht presidenti Edmond Hasanbelli ndihen tejet të tronditur nga shpërthimi me eksploziv në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka. Vete presidenti bën apel që incidente të tilla janë ekstremisht të dënueshme dhe kërkojnë zbardhjen e menjëhershme nga organet ligj zbatuese.

“Solidarizohem në këtë moment të vështirë me Presidentin Duka dhe me familjen e tij. Uroj dhe shpresoj shume që një ngjarje kaq e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë. Gjithashtu edhe politika duhet të distancohet nga fenomene të tilla që baltosin imazhin e Shqipërisë.

Shpresoj shumë që kjo ngjarje të mos ketë lidhje kurrsesi me ndërhyrjet e politikës në futboll, te cilat janë thellësisht evidente ditët e fundit. Politika duhet të qëndrojë larg çështjeve që i takojnë komunitetit të futbollit, i cili duhet të vendosë në mënyrë të pavarur për zhvillimin e futbollit në vend“, përfundon mesazhin e tij solidarizues presidenti i KF TEUTA.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat