60 mijë euro për 3 minuta

Futboll

60 mijë euro për 3 minuta

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:16
60 mijë euro për 3 minuta

Ditëlindje përrallore në Dubai për Georgina Rodriguez.

28-vjeçarja është surprizuar nga loja e dritave dhe fotografive që Cristiano Ronaldo i ka dedikuar në ndërtesën më të lartë të botës,  Burj Khalifa.

Një gjest romantik 60 mijë euro për tre minuta spektakël.

Një ditë speciale e jetuar mes plazhit dhe qiellgërvishtësve me gjithë familjen, por e gjitha e dedikuar për partneren e kampionit portugez.

Pasi ka postuar fotografitë e festimeve luksoze, Georgina ka shkruar:

“Ja si përfundon kjo ditë emocionuese. Nuk arrij të gjej fjalët. Faleminderit Cristiano, nuk mund të më bësh më të lumtur çdo ditë. Faleminderit Dubai që na trajton gjithmonë kaq mirë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë punuar për ta bërë këtë ditë kaq speciale”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat