Adriano ka kërkuar falje

Futboll

Adriano ka kërkuar falje

Më: 28 janar 2022 Në ora: 19:40
Adriano ka kërkuar falje

Adriano ka kërkuar falje në rrjetet sociale pasi është kapur nga policia në drejtim të makinës pa patentë.

Për më tepër, Perandori duket se ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit.

“E dinë të gjitha tashmë, lajmi ka mbërritur në televizor, në gazeta, që jam ndaluar nga policia. Është e vërtetë se nuk e kisha patentëtn”, ka thënë ish-sulmuesi i Inter-it.

“Patenta ime është pezulluar. Atë ditë, fatkeqësisht, shoferi im nuk mund të vinte dhe kam vendosur ta marr gjithsesi makinën. Më pas ka ndodhur gjithë kjo.

“Dua të kërkoj falje për atë që ka ndodhur, ka qenë me të vërtetë një gabim nga ana ime. Nuk mund t’i jepja makinës pa patentë, por e kam bërë për fat të keq. Jam gjithmonë me shofer”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat