Suedia e Spanja në finale të Evropianit

Futboll

Suedia e Spanja në finale të Evropianit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:38
Suedia e Spanja në finale të Evropianit

Suedia e Spanja do të takohen në finale të Kampionatit Evropian të hendbollit.

Të premten janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, që ishin shumë interesante.

Fillimisht Spanja e mposhti Danimarkën me rezultat 29:25, ndërsa në mbrëmje Suedia fitoi ndeshjen dramatike ndaj Francës me rezultat 34:33. Në fund portieri i Suedisë bëri pritje vendimtare.

Të kujtojmë që Suedia ishte kundërshtare e Kombëtares tonë në kualifikimet për këtë Evropian.

Finalja Suedi – Spanja është të dielën nga ora 18:00. Prej orës 15:30, Franca e Danimarka luajnë për vend të tretë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat