UEFA suspendon për tri ndeshje yllin e Atleticos

Futboll

UEFA suspendon për tri ndeshje yllin e Atleticos

Më: 29 janar 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Sulmuesi belg do t’i humbet të dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United. 

Atletico Madrid dhe Diego Simeone të dy kanë marrë një dush të ftohtë në lidhje me ecurinë e tyre në Ligën e Kampionëve, me Yannick Carrasco që është suspenduar me tri ndeshje moslojë nga UEFA. 

Të premten në mbrëmje, trupi qeverisës i futbollit europian ka vendosur për ta dënuar belgun për kartonin e tij të kuq në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. 

Në një përballje me Porton në Portugali, belgu ishte ndëshkuar me karton të kuq, pasi që kapi për fyti Otavion dhe e rrëzojë atë me një forcë të konsiderueshme për tok. 

Neni 15 i kodit të disiplinës së UEFA-së definon suspendim me tri ndeshje për veprime të tilla ku një lojtar apo një person tjetër prezent në ndeshje bën sulm në një viktimë. 

Definitivisht ky suspendim do ta lërë jashtë Carrascon nga dy ndeshjet kundër Manchester United në 1/8-ën e finales, si dhe në ndeshjen e parë nëse ata kualifikohen në çerekfinale të garës. 

Atleti janë trajtuar ashpër nga UEFA këtë sezon pasi që më parë ata kishin suspenduar Antoine Griezmann për dy ndeshje pas ai mori karton të kuq kundër Liverpool, edhe pse më vonë ai ishte reduktuar në një ndeshje pas ankesave të Atleticos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat