Marotta nuk pret

Futboll

Marotta nuk pret

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:41
Marotta nuk pret

Inter është duke mbajtur ritmin e Antonio Contes në Seria A me trajnerin e ri Inzaghi.

Madje statistikat flasin për një Inter më të mirë se ai i Contes edhe pse ky i fundit, Lukaku,Hakimi dhe Eriksen janë larguar nga zikaltërit. Momentalisht Inter kryeson tabelën edhe pse me një ndeshje më pak. Deri më tani, Inter ka transferuar Gosens dhe Caicedo në këtë merkato të janarit dhe Marotta tashmë po mendon seriozisht për tre goditje në merkaton verore.

Bëhet fjalë për Dybala, Scamacca dhe Frattesi. Dy të fundit luajnë për Sassuolon dhe po bëjnë shumë mirë këtë sezon me ta. Dybala duket shumë larg Juventus-it dhe lidhja e Marottës me të është e ngushtë, kjo gjë mund të sjellë më shumë pozitivitet në transferim.

Marotta nuk dëshiron të vonojë dhe sipas “Sportmediaset”, ai ka filluar interesimet për të tre lojtarët që tani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat