Dybala do të transferohet tek ky klub

Futboll

Dybala do të transferohet tek ky klub

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:48
Dybala do të transferohet tek ky klub

Paulo Dybala nuk e ka gjetur ende marrëveshjen e rinovimit me Juventusin.

Madje, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, argjentinasi nuk do të rinovojë me “Zonjën e Vjetër” dhe në verë pritet të largohet nga Torino.

Interi është një nga kandidatët kryesorë për të ardhmen e Dybala. Këto zëra i ka konfirmuar edhe agjenti italian, Furio Valcareggi. I intervistuar nga fcinter1908.com, ai ka lëshuar një bombë mbi të ardhmen e Dybalas duke e konsideruar si 100% të sigurt se argjentinasi do të veshë fanellën zikaltër.

“Dybala do të shkojë te Interi, e konfirmoj. Jam 100% i sigurt. Nuk po flas rastësisht. I di arsyet, por preferoj të mos i zbuloj. Dybala do të shkojë 100% te Interi”, tha Valcareggi i cili me këtë deklaratë bëri tifozët e Interit të ëndërrojnë më shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat