Afrikani është rikthyer

Futboll

Afrikani është rikthyer

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:59
Afrikani është rikthyer

Dëmtimi në tendinën e Akilit duket se ka kaluar dhe Zlatan Ibrahimoviç ka piketuar rikthimin në fushë që duhet të ndodhë në derbin e së shtunës së ardhshme kundër Interit.

Suedezi është rikuperuar dhe ngroh motorët për të lënë gjurmë në atë që mund të jetë sfida më e rëndësishme e sezonit kuqezi. Lajmi tjetër pozitiv ka të bëjë me Frenk Kessin.

Afrikani është rikthyer në bazë dhe do të kryejë sot një tjetër tampon përpara se t’i bashkohet grupit që sot u monitorua në punë nga drejtuesit Maldini dhe Masara.

Trauma në brinjë e marrë në Kupën e Afrikës nuk përbën asgjë serioze dhe 24-vjeçari do të jetë normalisht i grumbullueshëm për derbin.

Probleme të tejkaluara edhe për Alesio Romangnolin. Ai doli duke çaluar nga fusha në fund të ndeshjes me Juven, por ekzaminimet nuk kanë vënë në dukje dëmtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat