Fundjava mirëpret ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni

Futboll

Fundjava mirëpret ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni

Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:27
Fundjava mirëpret ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni

Fundjava mirëpret ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni!

Kupa e Shqipërisë për femra zhvillon këtë fundjavë ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni futbollistik, që ashtu sikurse çdo vit tjetër ka prodhuar emocione në futbollin e femrave, që ka rritur edhe më shumë cilësinë dhe konkurrencën mes ekipeve.

Këtë të shtunë, ekipi i Vllaznisë do të presë skuadrën e Partizanit, në një ndeshje që do të përcaktojë finalisten e parë të këtij edicioni. Ndeshja nis nga ora 13:00 në stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër.

Ndërkaq, të dielën do të zhvillohet edhe sfida tjetër gjysmëfinale mes Tiranës dhe Kinostudios, një derbi kryeqytetas që do të luhet në Skënder Halili, duke nisur nga ora 14:00, që do të përcaktojë edhe finalisten e dytë të Kupës së Shqipërisë për femra për sezonin 2021-2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat