West Ham ofertë për dy yjet e Leeds United

Futboll

West Ham ofertë për dy yjet e Leeds United

Më: 30 janar 2022 Në ora: 09:44
Kalvin Phillips dhe Raphinha.

West Ham po përgatiten për një lëvizje të madhe, tashmë kur jemi në orët e fundit të merkatos së dimrit.

Skuadra e David Moyes ka kthyer sytë kah dyshja e Leeds United, por kjo e fundit vështirë se lëshon lojtarët.

‘Goal’ mëson se West Ham kanë bërë ofertë për të dy Kalvin Phillips dhe Raphinha.

Këto oferta janë bërë në ditët e fundit të merkatos dhe David Moyes po shpreson që të kompletohet synimi.

Moyes planifikon një dyshe të mesfushës me Phillips dhe Rice, ashtu siç paraqiten te kombëtarja e Anglisë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një lëvizje të tillë, apo Leeds do të refuzojë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat