Napoli humb kapitenin

Futboll

Napoli humb kapitenin

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:37
Napoli humb kapitenin

Napoli, që sezonin e ardhshëm do të humbasë kapitenin Lorenzo Insigne dhe, me siguri, edhe Dries Mertens, po punon për të rinovuar repartin e vet të avancuar. Gjithçka bëhet në funksion të sezonit të ardhshëm.

“Corriere dello Sport” sot bën një bilanc të bluve të drejtuar nga Spalletti, duke zbuluar interesimin e madh për një nga “bizhuteritë” e Sassuolo: Giacomo Raspadori (i fatëlindjes 2000).

Tashmë ka pasur një bisedë mes klubeve, ndërsa priten kontakte të reja, për të dhe për Domenico Berardin.

Drejtori sportiv Giuntoli, megjithatë, po monitoron edhe një tjetër talent të ri të këtij sezoni në Serie A. Ai është Nedim Bajrami, mesfushori-sulmues që Sassuolo tentoi ta rrëmbejë nga Empoli në janar, por pa sukses.

Lojtari i kombëtares shqiptare pëlqehet edhe nga klube të tjera të njohura italiane, por Napoli do të ishte hap i konsiderueshëm përpara në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat