Kaos, ndërpritet konferenca e shtypit

Futboll

Kaos, ndërpritet konferenca e shtypit

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:46
Kaos, ndërpritet konferenca e shtypit

Organizatorët kamerunas të Kupës së Afrikës po dështojnë nga të gjitha anët.

Rasti i fundit surreal, ka ndodhur pak orë para çerekfinales mes Tunizisë dhe Burkina Fasos, ku më pas, kjo e dyta fitoi 1-0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale.

Konferenca për shtyp e afrikano-veriorëve në fakt u ndërpre papritur, pasi një burrë hyri brenda, duke shkëputur mikrofonat dhe të gjitha pajisjet elektronike të pranishme, duke u përpjekur t’i merrte me vete.

Shkak për këtë sjellje të çuditshme, shkruan shtypi vendas, është nga çorganizimi i Komitetit Organizator Kamerunas, i cili gati një muaj pas fillimit të eventit nuk ka paguar ende punonjësit për pajisjet teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat