West Ham çmenduri për mesfushorin e kombëtares angleze

Futboll

West Ham çmenduri për mesfushorin e kombëtares angleze

Më: 30 janar 2022 Në ora: 15:03
West Ham çmenduri për mesfushorin e kombëtares angleze

Në këtë sezon, West Ham është në garë për një nga katër vendet e para të Premier League çka do të thotë kualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një objektiv i madh dhe shumë domethënës për skuadrën e drejtuar nga trajneri David Moyes ndërsa për ta bërë të mundur këtë objektiv të skuadrës, drejtuesit e klubit po mundohen të bëjnë një goditje të vërtetë në merkato.

Fjala është për mesfushorin e kombëtares angleze dhe të Leeds United, Kalvin Phillips. Duke qenë se bëhet fjalë për një nga lojtarët më të vlerësuar të kampionatit “Çekanët” janë të gatshëm të ofrojnë plot 60 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa në klubin e Leeds me siguri do të jenë futur në mendime pasi një shumë e tillë do të përmirësonte shumë financat e klubit.

Tashmë, mbeten për t’u parë zhvillimet në ditët e fundit të merkatos, teksa West Ham është shumë pranë goditjes së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat