De Jong pranon realitetin e ri

Futboll

De Jong pranon realitetin e ri

Më: 30 janar 2022 Në ora: 17:56
De Jong pranon realitetin e ri

Rezultatet e Barcelonës këtë sezon janë shumë të dobëta dhe rendimenti gjithashtu është për t’u harruar por që pas ardhjes së Xavi Hernandez në stol kjo dihej se tashmë do të niste një revolucion…

Do të duhet pak kohë për të riparë katalanasit në krye dhe me ambicje serioze, teksa objektivi sivjet është të arrihet Champions League në kampionat dhe gjithashtu të tentohet Europa Leauge.

Ka shumë lëvizje në merkato: e fundit ishte ardhja e Traore, teksa disa lojtarë janë jashtë projektit dhe mund të lëvizin.

Në Spanjë flasin për një largim edhe të De Jong, por që realiteti është ndryshe, të paktën sipas fjalëve të holandezit që pranoi momentin e keq por megjithatë dha një deklaratë dashurie:

“Në këtë moment, Barcelona nuk është klubi më i fortë në botë, por mbetet skuadra më e bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat