Llapi fiton ndaj skuadrës ruse

Futboll

Llapi fiton ndaj skuadrës ruse

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:09
Llapi fiton ndaj skuadrës ruse

Llapi e ka zhvilluar miqësoren e radhës gjatë ditës së sotme në Antalia të Turqisë.

Skuadra e Tahir Batatinës u përball me rusët e Akhmat Groznyt në bregdetin turk.

Ndeshja i takoi llapjanëve me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Bianor Neto.

Ndryshe, kjo ishte ndeshja e katërt miqësore për Llapin në tokën turke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat