Laporta: Do shohim interesat e klubit

Futboll

Laporta: Do shohim interesat e klubit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Laporta: Do shohim interesat e klubit

Përtej blerjeve të dimrit, Dani Alves, Ferran Torres, Adama Traore afrim me huazim dhe Aubameyang, i cili vjen si transferim i lirë nga Arsenali, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në konferencën për shtyp për të prezantuar rezultatet e “Mjekësisë Ligjore” sqaroi situatën e Ousmane Dembele, i cili nuk do të largohet nga klubi.

 “I kemi ofruar rinovimin me një ofertë shumë të mirë. Më vonë doli që ishte çështje ekonomike, se donte më shumë. Ne i thamë që donim të rinovonte, por agjenti nuk na sqaroi asgjë. Ne kemi bërë më të mirën.”-theksoi Laporta.

Laporta foli edhe për largimin e mundshëm të francezit: “I bëmë dy propozime dhe ishin të mira. Jemi shumë të habitur që nuk pranoi. I fundit ishte nga një klub anglez dhe ai nuk donte, preferoi të qëndronte këtu për gjashtë muaj. Nuk është mirë as për të, as për klubin.”

Ndonëse Laporta nuk e konfirmoi ndërprerjen e kontratës në konferencën për shtyp, një nga opsionet që klubi po shqyrton është pikërisht ajo. Për ta vendosur këtë gjë të martën (sot) do të ketë një samit për të analizuar të ardhmen e sulmuesit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat