Të gjithë kundër Pochettinos

Futboll

Të gjithë kundër Pochettinos

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 16:07
Të gjithë kundër Pochettinos

Në fillim Lille, më pas Nice.

Christophe Galtier është konfirmuar macja e zezë e Mauricio Pochettino-s dhe ka eliminuar Paris Saint-Germain në Kupën e Francës, pasi i ka befasuar të gjithë sezonin e kaluar në Ligue 1.

Trajneri argjentinas, siç mund të imagjinohet, është në qendër të kritikave tani për shkak të rezultateve jo të kënaqshme të arritura nga parisienët nën drejtimin e tij: disfata e së hënës i shtohet zhgënjimeve të sezonit të kaluar në kampionat dhe Superkupë.

E vetmja gjë që mund ta shpëtojë është Champions League, por Real Madrid do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mposhtur. Nëse nuk do të kalojë në çerekfinale, siç kanë shkruar mediat franceze, nuk përjashtohet shkarkimi i ish-trajnerit të Tottenham-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat