Pesë orë e gjysmë në Tiranë

Futboll

Pesë orë e gjysmë në Tiranë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:11
Pesë orë e gjysmë në Tiranë

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të vijë në Tiranë nesër. Slloveni do të takojë presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama.

Vizita e tij vjen në kuadër të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, që do të mbahen më 2 mars, por edhe prej presioneve politike që po bëhen.

Supersport zbardh axhendën e Ceferin ditën e nesërme. Presidenti i UEFA-s do të drekojë në fillim me Dukën dhe më pas do të takohet me kryeministrin Rama.

Më pas një vizitë në zyrat e FSHF-së, teksa i gjithë qëndrimi i tij në kryeqytetin shqiptar do të zgjasë 5 orë e gjysmë.

Axhenda e Ceferin
12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nene Tereza”
13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka
15:00 – takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – vizitë në FSHF
18:00 – largimi nga Tirana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat