Ramos mungon ndaj Real Madridit

Futboll

Ramos mungon ndaj Real Madridit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 08:10
Sergio Ramos

Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos pritet të jetë mungesa e madhe e klubit francez në përballjen ndaj Real Madridit.

Spanjolli ka pësuar sërish lëndim muskulor dhe me shumë gjasa nuk do jetë gati për takimin ndaj ish skuadrës në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

PSG do përballet me Real Madridin me 15 shkurt dhe më shumë gjasa, Ramos nuk do jetë gati për këtë takim.

Ramos ende nuk është stërvitur me bashkëlojtarët dhe mediumi francez “RMC Sport” raporton se nuk do jetë gati.

Ramos zhvilloi vetëm pesë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, duke kompletuar vetëm dy prej tyre dhe shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat