Tifozët e Lazios protestë kundër shqiptarit dhe Lotitos

Futboll

Tifozët e Lazios protestë kundër shqiptarit dhe Lotitos

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:08
Tifozët e Lazios protestë kundër shqiptarit dhe Lotitos

Tifozët e Lazios nuk e kanë miratuar aspak merkaton e klubit gjatë muajit janar, që u mbyll vetëm me një afrim në minutat e fundit të sulmuesit të Sportingut të Lisbonës, Jovane Cabral.

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, dhjetëra tifozë të grupimit Ultras Lazio u grumbulluan para qendrës stërvitore të klubit bardhekaltër, duke vënë pankarta dhe kënduar kore kundër drejtuesve të skuadrës.

Presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare, kanë qenë në shënjestër të tifozërisë, që I ka quajtur ata të padenjë për të drejtuar shoqërinë bardhekaltër dhe lëvizjet e tyre në merkato, si mediokre.

Edhe trajneri Maurizio Sarri duket se ka mbetur shumë i pakënaqur me lëvizjet në merkaton e janarit, teksa burime brenda klubit flasin për një përplasje të drejtpërdrejtë të tij me Igli Taren dhe tani pritet si do të rrjedhin ngjarjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat