E do shqiptarin tek Evertoni

Futboll

E do shqiptarin tek Evertoni

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:55
E do shqiptarin tek Evertoni

Sipas mediave pranë klubit të Evertonit, sulmuesi në pronësi të Çelsit, Armando Broja, mund të jetë goditja e duhur e verës. Lojtari kërkohet nga Frenk Lampard, pasi anglezi ka qenë edhe trajneri kur Broja ka debutuar me fanellën e Çelsit.

E ardhmja e tij te Çelsi nuk është e sigurt. Sipas asaj që raportoi “Sky Sport” ka një mori klubesh që kërkojnë shërbimet e tij për 25 milionë paund, por nga ana tjetër trajneri i Sauthemptonit, Hazenytel, është shprehur se Brojës i pëlqen këtu dhe do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë.

Din Xhons ka thënë për “Givemesport” se Lampard do të fillojë bisedimet me drejtuesit e Çelsit, duke qenë se ka marrëdhënie të mira për të sjellë tek Evertoni Armando Brojën, shkruan Panorama sport.

“Broja? Nuk ka asnjë mundësi që Lamprad të mos hyjë në bisedime me Çelsin. Ai e njeh shumë mirë atë, i ka dhuruar debutimin me atë fanellë”, thotë Xhons që beson se Lampard shumë shpejt do të flasë për sulmuesin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat