Sarri për blerjen e re

Futboll

Sarri për blerjen e re

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:25
Sarri për blerjen e re

Maurizio Sarri, trajneri i Lazio-s, ka folur në konferencë për shtyp nnë prag të sfidës së kampionatin kundër Fiorentina-s, që do të luhet të shtunën në mbrëmje.

Trajneri ka folur për sesionin e fundit të merkatos, që nuk ka sjellë emra të rëndësishëm për skuadrën bardhekaltër:

Merkato është e mbyllur, stop. Është e kotë të flasim për gjëra që mund të kthehen kundër skuadrës”, ka thënë Sarri.

“Nuk ka asgjë për të thënë, duhet të bëjmë më mirë me këta lojtarë dhe e di se ekziston mundësia për ta bërë. Nuk ka asnjë justifkim, këta jemi”.

Për Cabral: “Të shohim se çfarë mund të japë. Dua të jem i sinqertë: e njoh shumë pak, por kemi një person të stafit që e ka ndjekur edhe pse në mënyrë sipërfaqësore. Nuk është në maksimumin e formës sepse ka pësuar një dëmtim në nëntor dhe është kthyer në fund të janarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat