Karrica shënon në Kroaci

Futboll

Karrica shënon në Kroaci

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 18:51
Karrica shënon në Kroaci

Empoli e mbylli në barazim pa gola takimin jashtë fushe me Bolognan. Reagim i mirë pas humbjes me “poker” kundër Romës, teksa për skuadrën toskane u aktivizuan nga fillimi Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

Për mesfushorin 19-vjeçar të Shqipërisë U21, kjo ishte ndeshja e parë në Serie A që e nisi si titullar. Paraqitja e dy lojtarëve shqiptarë mori vlerësimin e medieve italiane.

Nota 6 për Bajramin në 70 minutat që luajti. “Kualiteti është kryefjala e fjalorit të Nedimit, edhe pse ndonjëherë e tepron me virtuozitetin”, ndërsa ka fjalë të mira edhe për Asllanin: nota 6.5.

“Trashëgimtari i Riccit, i cili u shit te Torino. Nuk i dridhen këmbët, i mungon diçka në aspektin fizik, por ka personalitet dhe shumë cilësi. Zbret deri afër dy qendrave të mbrojtjes për të ndërtuar lojën e Empolit”.

Ndërkohë, Bernard Karrica ka shënuar golin e parë në kampionat me Dragovoljac, aty ku ndodhet në huazim nga Rijeka. Sulmuesi 21-vjeçar, autor i dy golave në shtatë ndeshje me Shqipërinë U21, realizoi golin e Dragovoljac, që humbi 1-3 përballë Osijekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat