Formati i ri i Champions-it?

Futboll

Formati i ri i Champions-it?

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:19
Cederin

Është përfolur shumë nga FIFA dhe UEFA për një revolucion në botën e futbollit. Theksi është vendosur tek të luajturit Botëror çdo dy vite dhe një ndryshim në formatin e Champions-it.

Rreth kësaj teme ka folur dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

“Botërori çdo dy vite më duket një ide absurde me këtë kalendar të ngjeshur. Ka një mirëkuptim që të mos marrim pjesë në një organizim të tillë. Në kongresin e FIFA-s, Europa dhe Amerika e Jugut së bashku nuk kanë aq vota që të mos aprovojnë një vendim të tillë. Një Botëror pa këto dy kontinente nuk do ishte Botëror. Gjithsesi shpresoj që të gjendet një mirëkuptim në fund”, tha Ceferin.

Formati i ri i Champions-it?

“Formati mund të ndryshojë në vitin 2024 dhe nuk përjashtoj mundësinë e një ‘Final Four’ (katërshe finale). Jam i bindur që do të ishte një event madhështor. Edhe nëse nuk ka një vendim për këtë, unë prapë kam folur me disa klube dhe presidentin Al-Khelaifi”.

Ideja e Superligës?

“Zgjati 48 orë, por ato ishin ditë stresuese. Disa klube u përpoqën që të na përçanin, kur ne po bëheshim gati të vendosnim një format të ri të Champions-it. Ata po prisnin që klubet e tjera të bashkoheshin”, tha Ceferin,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat