Prapaskenat e transferimit të Hoxhës

Futboll

Prapaskenat e transferimit të Hoxhës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:08
Prapaskenat e transferimit të Hoxhës

Futbollisti Arbër Hoxha, do ta vazhdojë karrierën përsëri në Kroaci, por kësaj here te skuadra tjetër Slaven Belupo.

Ylli kosovar ka nënshkruar sot me skuadrën kroate e cila e lidh futbollistin për tri vitet e ardhshme.

“Enigma” mëson se futbollisti ka qenë afër rikthimit në Kosovë dhe ishte afër transferimit te kampioni vjeshtor, SC Gjilani.

Megjithatë, në momentet e fundit ka ndryshuar situata dhe Hoxha është transferuar te Slaven Belupo.

Kujtojmë që sulmuesi anësor ka djersitur edhe fanellën NK Lokomotiva në Kroaci. Gjithashtu, karrierë ka bërë te Ballkani, Prishtina, Besa dhe Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat