Sanchez: Unë gjithmonë dua të luaj

Futboll

Sanchez: Unë gjithmonë dua të luaj

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:48
Sanchez: Unë gjithmonë dua të luaj

Inter ka fituar dje në mbrëmje ndaj Romës me rezultatin 2-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për të prerë një biletë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit arritën të bënin shumë mirë në këtë ndeshje duke kontrolluar situatën.

Alexis Sanchez ishte autori i golit të dytë i cili ishte fantastik, me kilianin i cili bëri një goditje potente nga jashtë zone dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e majtë. Sanchez luajti për 90 minuta dhe ishte një nga më të mirët në fushë. Ai gjithashtu foli dhe për mikrofonat pas ndeshjes.

“Unë gjithmonë dua të luaj, sa më shumë të aktifizohem aq më mirë ndihem. Për një lojtar është shumë mirë të aktivizohet shumë minuta, është e vështirë të bësh ndryshimin për 5 apo 10 minuta loje.

Kemi luajtur shumë mirë dje, ishim të qetë. Luajtëm me kokën lart dhe jemi gjithmonë të parët. Roma është një ekip i fortë, të gjithë e dinë se nuk ishte e lehtë.”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat