Rexhepi operohet pas aksidentit

Futboll

Rexhepi operohet pas aksidentit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:36
Rexhepi operohet pas aksidentit

Futbollisti i Besës nga Dobërdolli i Gostivarit për herë të parë përcjell një mesazh pas aksidentit të rëndë me makinën e tij.

Sherif Rexhepi po rikuperohet pas fatkeqësisë që i ndodhi, ku mori lëndime të rënda trupore, dy muaj më parë.

Ai falënderon të gjithë njerëzit për mesazhet inkurajuese.

“Dëshiroj që me këtë rastë të falënderojë të gjithë njerëzit që janë përkujdesur për shëndetin tim, pas të gjithë asaj që përjetova në këto gjashtë javë.

Në rend të parë Zotin, pastaj familjen time, mjekët Ilir Hasani dhe Shasivar Qerimi që morën përsipër operimin tim të rënd në shpinë, shokët, miqtë, kryesinë e KF Besa, bashkëlojtarët. I kalova me sukses dy operimet, ku kam qëndruar gati pesë javë në spital”, deklaroi për Open-TV Rexhepi, djaloshi nga Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat