Napoli vs Inter luftojnë për vendin e parë

Futboll

Napoli vs Inter luftojnë për vendin e parë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Sot në orën 18:00 do të luhet supersfida e Seria A, Napoli-Inter.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja palët pasi fitorja do të thotë shumë në rrguëtimin e fitores së Scudettos. 

Është një ndeshje që nuk shikon favoritë, me dy ekipet rivale për kampionat të cilat janë në formë shumë të mirë.

Inter vjen i karikuar pas asaj fitoreje ndaj Romës në çerekfinalen e Kupës së italisë, dhe sot do të japi gjithçka brenda në fushë për t’u afruar akoma e më pranë yllit të dytë mbi simbol.

Napoli do të jetë me mungesa, si Lozano, Tuanzebe dhe Ounas, por ekipi I Luciano Spallettit po zhvillon një sezon fantastic dhe gjendet vetëm një pikë prapa Interit në renditje.

Kjo do të thotë se në rast të fitores sonte në shtëpi, do të rrëmbente pozitën e parë në Serie A për momentin, sepse Interi vazhdon të ketë një sfidë më pak të zhvilluar.

Nga minuta e parë pa asnjë diskutim do të startojë për Napolin kapiteni I Kosovës, Amir Rrahmani, që po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë.

Mungesa do të ketë edhe Interi, Correan, Gosens, Bastoni dhe Vecino nuk luajnë sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat