Tuchel negativ

Futboll

Tuchel negativ

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:59
Tuchel negativ

Chelsea do të sfidojë Palmeiras në finalen e Botërorit për Klube, sfidë që do të transmetohet në Supersport 1 (17:30). Trajneri Thomas Tuchel ka kaluar koronavirusin dhe është rikthyer negativ.

48-vjeçari gjerman do të drejtojë skuadrën londineze sot nga stoli, me objektivin për të fituar një tjetër trofe dhe për ta kthyer Chelsea në klubin e tretë anglez që fiton këtë kompeticion pas Liverpool dhe Manchester United.

Ndërkohë, Jorginho ka analizuar për mediet këtë përballje, duke zbuluar edhe një prapaskenë në lidhje me Palmeiras, fituesin në fuqi të Kupës Libertadores. “Do të japim gjithçka për ta marrë me vete në shtëpi këtë trofe.

Kemi shumë respekt për Palmeiras, ata nuk kanë ardhur rastësisht deri këtu. Gjithçka mund të ndodhë, gabojmë nëse mendojmë se jemi favoritë. Kam bërë një provë të Palmeiras kur isha rreth 12 vjeç, por nuk ia dola ta kaloj me sukses.

Është çmenduri ta mendosh se pas 18 vitesh jemi përballë në finale e Botërorit për Klube, por kjo është edhe arsyeja pse futbolli është i bukur”, deklaroi mesfushori i kombëtares italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat