Ademi shënon për Dinamon e Zagrebit

Futboll

Ademi shënon për Dinamon e Zagrebit

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 18:35
Ademi shënon për Dinamon e Zagrebit

Kapiteni Arijan Ademi ka shënuar për Dinamon e Zagrebit. Dinamovitët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Goricës.

Në minutën e 55-të, Ademi me dinakërinë e tij shënon për 1:0. 

Epërsia e dinamovitëve nuk zgjati shumë, në minutën e 65-të, Kalik barazon rezultatin.  

Orshiç në minutën e 89-të ka siguruar fitoren e dinamovitëve.

Dinamo kryeson me 49 pikë pas 22 jave në kampionatin kroat, ka 6 më shumë se Osijeku dhe Gorica është e pesta me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat