Portieri shqiptar: Po fitoj qetësi shpirtërore, kisha humbur besimin

Futboll

Portieri shqiptar: Po fitoj qetësi shpirtërore, kisha humbur besimin

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 21:45
Portieri shqiptar: Po fitoj qetësi shpirtërore, kisha humbur besimin

Lazio ka mposhtur sot me rezultatin 3-0 Bolonjën, duke bërë një kthesë të rëndësishme pas Kupës së Italisë.

Pas katër golave të pësuar ndaj Milanit nga ana e Reinas, trajneri vendosi të rikthente mes shtyllave Strakoshën dhe fusha vërtetoi se zgjedhja ishte e duhura.

Pas përfundimit të takimit, gardiani shqiptar ka folur për “Lazio Style Channel”, ku tregon për sfidën e sotme, si dhe për atë që i pret kundër Portos në Europa League.

“Sa më shumë të luani, aq më shumë fitoni qetësi shpirtërore. Kisha humbur pak ritmin dhe besimin, por tani ndihem më mirë. Me Porton do të gjejmë një stadium të ngrohtë me një ekip shumë të fortë, por duhet tëjapim gjithçka pa menduar për pasojat dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk duhet të kemi frikë sepse Europa League është një kompeticion i bukur.

Ne po mundohemi të jemi më lart dhe të bëjmë presing te kundërshtarët tanë.

Tani me harmoninë e mbrojtësve atje është edhe më shumë qetësi nga ana ime në driblim.

Sot erdhëm edhe nga sfida në Kupën e Italisë, kishte pak lodhje dhe në fillim të pjesës së dytë u pa pak. Por më pas ishim të zotë për të vuajtur dhe për të shënuar. Unë kam luajtur futboll që kur kam qenë fëmijë dhe sa herë që dal në fushë dua të fitoj dhe të bëj më të mirën.

Duhet të kujtojmë se nuk luajmë vetëm, por gjithmonë ka një kundërshtar. Ne gjithmonë do të japim më të mirën sepse na pëlqen konkurrenca europiane”, ka thënë Tomas Strakosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat