“Verilindorët” triumfojnë

Futboll

“Verilindorët” triumfojnë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 15:47
“Verilindorët” triumfojnë

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit në takimin e raundit të 20-të të Abissnet Superiore.

Në 40 minutat e para të kësaj sfide këto skuadra luajtën si të barabarta, me krutanët që u treguan shumë agresiv.

Ndërsa në minutën e 40’ kjo përballje mori një tjetër kthesë, Gligorov i dhuroi golin e parë dhe atë të sigurisë ekipit të “verilindorëve”. Më pas në minutën e 45’, Gjelbrim Taipi shënoi golin e dytë për Kukësin, duke goditur topin nga pika e bardhe e penalltisë.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 2-0, teksa në fragmenti i dytë do të sillte dy gola të tjerë për “verilindorët”.

Një superkoordinim i Gj.Taipit me Gligorov dhe më pas me Bashën  në minutën e 54’ i dha skuadrës së Diego Longos golin e tretë.

Kreshnik Bahtiri përfitoi nga një top i ardhur nga krahu i majtë në minutën e dytë shtesë dhe gjeti golin e parë sezonal.

Pas kësaj ndeshje Kukësi shkon në kuotën e 37 pikëve dhe qëndron në vend të tretë, teksa Kastrioti renditet i fundit me vetëm 15 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat