Akuzë e rëndë nga Casano

Futboll

Akuzë e rëndë nga Casano

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:32
Akuzë e rëndë nga Casano

Antonio Kasano mendon se cilësia e kampionatit italian është tmerrësisht e dobët. Duke folur si zakonisht për “Bobo TV”, ai ka bërë një akuzë të rëndë sa i përket asaj që prodhohet në kampionatin italian të futbollit.

Sipas tij, shembulli më i qartë janë ata lojtarë që janë larguar nga Seria A, kanë dështuar dhe kthehen përsëri si yje, duke filluar nga Piontek.

“U largua nga Italia dhe ishte një dështim, asnjëherë titullar, mudn të ketë shënuar 4 gola në total. Kthehet në Itali dhe shënon. Kjo vërteton që kampionati italian është fals”, tha Kasano.

Për të përforcuar idenë e tij, ai përmendi edhe emrin e Mauro Ikardit. “Që kur ka shkuar te PSG, as nuk shihet e as nuk dëgjon të flitet për të.

Po bën pak këtë vit, edhe vitin e kaluar, apo edhe në atë më përpara. Në skuadra të mëdha në kampionate të një lloji të veçantë, duhet të luash futboll. Ka bërë më shumë gola Ken në një vit sesa ai në 3”, tha Kasano për argjentinasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat