Gafa e lojtarit

Futboll

Gafa e lojtarit

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 13:08
Gafa e lojtarit

Atmosferë krize te Tottenhami i Antonio Contes pas humbjes së fundit në Premier League ndaj Wolves, e treta radhazi në kampionat. Seria më negative për trajnerin italian që kur mbërriti në Londër nëntorin e kaluar. Contes nuk i kishte ndodhur diçka e tillë që nga viti 2009, kur ishte në stolin e Atalantës.

Edhe fansat po e humbasin durimin dhe të gjithë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre e kanë shfryrë në rrjetet sociale. Ndër “viktimat” e preferuara të tyre ishin nënshkrimet e reja të Fabio Paraticit në merkaton e dimrit, veçanërisht Rodrigo Bentancur. Uruguaiani u ironizua pa mëshirë për një gafë në disfatën 0-2 ndaj “Ujqërve”, e cila shpejt u bë virale.

Ish-mesfushori i Juventusit, në përpjekje për t’i shërbyer një shoku të skuadrës, humbi ekuilibrin dhe përfundoi në tokë me kokë poshtë.

“Tri paraqitje (një nga fillimi) dhe 2 kartonë të verdhë – shkruan një përdorues në një postim – Tani ne kemi humbur 3 radhazi në kampionat, por ato mund të bëhen edhe 4… sepse ndeshja tjetër është me Manchester City-n #SMH”. Një hashtag që do të thotë zhgënjim i madh.

“I shkatërruar që ky mjeshtër është larguar nga Juve”, thotë një tjetër, që bën shaka me ironi, ndërsa të tjerët janë më fatalistë: “Në këtë pikë, nëse Conte nuk mund të na shpëtojë, askush nuk do të mundet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat