Adili shënon gol dhe nuk lejon humbjen nga Malta

Futboll

Adili shënon gol dhe nuk lejon humbjen nga Malta

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:44
Adili shënon gol dhe nuk lejon humbjen nga Malta

Destan Adili shënon gol dhe nuk lejon humbjen nga Malta.

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut U-17 ka barazuar ndaj reprezentacionit te Maltës me rezultat 1:1.

Në ndeshjen miqësore e cila u luajt në stadiumin “Petar Miloshevski” në Shkup, mysafirët nga Malta kaluan në avantazh me gol në pjesën e parë, ndërsa ka barazuar debutanti ne reprezentacion, Destan Adili ne kohen shtesë, i cili trajneri i reprezentacionit Toni Jakimovski, e kishte ftuar qe ti bashkëngjitet ekipit 5 dite para këtij ballafaqimi.

Ndryshe, kjo ftesë siç duket ka qenë mjaft e saktë kur dihet se ky djalosh u fut ne loje ne 35 minutat e fundit ku edhe shënoj gol. Bëhet fjalë për një talent të futbollit i cili sivjet po luan shkëlqyeshëm tek klubi futbollistik,

Rabotniçki dhe sipas eksperteve pritet te ketë një karriere te bukur ne te ardhmen.

Ndeshja kontrolluese e radhës me Maltën luhet të enjten me fillim nga ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat