Alexander-Arnold e pranon që ekziston presioni

Futboll

Alexander-Arnold e pranon që ekziston presioni

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:24
Alexander-Arnold e pranon që ekziston presioni

Ylli anglez Trent Alexander-Arnold e ka pranuar që ekziston presioni që Liverpooli të fitojë të paktën një trofe çdo sezon.

Në të njëjtën kohë, Alexander-Arnold është i vetëdijshëm që titujt nuk fitohen lehtë, ku si shembull e mori kampionin anglez Manchester City, ku ky i fundit ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Ende 23 vjeçar, mbrojtësi anglez i krahut të djathtë veçse ka fituar Premier Ligën angleze dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa ka qenë triumfues edhe në Super Kupën evropiane dhe Kupën e Botës për klube.

Alexander-Arnold është shprehur i vetëdijshëm që janë rritur pritjet e tifozëve për trofe, por nuk ndjen se ka pasur mungesë të sukseseve në aspektin e përforcimit të paraqitjeve.

“Ne nuk ndjehemi të zhgënjyer që nuk kemi fituar mjaftueshëm trofe.

Ne jemi të vetëdijshëm që trofetë që i kemi fituar janë më mëdhenjtë dhe më të mirët që mund t’i fitosh”, tha Alexander-Arnold.

“Qartazi, nuk jam duke thumbuar, por mund të shikosh skuadrën e mrekullueshme që ka Manchester City, dhe ata ende nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve.

Ata kanë fituar disa tituj të Premier Ligës, por nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa ne i kemi fituar të dy këta tituj gjatë viteve të fundit, dhe kjo tregon që ne mund të garojmë në të dy këto gara”, shtoi ylli anglez. Po ashtu,

Alexander-Arnold tregoi që synimi i Liverpoolit është që të vazhdojë sa më lartë në garat që po marrin pjesë, përveç atë në Premier Ligën angleze, për të cilën tha që nuk është më në duart e “Të Kuqve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat