Godet Real Madridin

Futboll

Godet Real Madridin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:32
Godet Real Madridin

Shefi i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, e ka goditur Florentino Perezin dhe Real Madridin, duke thënë se nuk ka pothuajse kurrfarë marrëdhënie me gjigantin spanjoll.

Pakënaqësia e Al-Khelaifiit me Real Madridin buron nga përpjekjet e presidentit të tij, Perez, për ta themeluar një garë të shkëputur evropiane, Superligën Evropiane, me PSG-në që ishte në mesin e pak klubeve të mëdha evropiane që kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në të.

Duke folur para përballjes mes PSG-së dhe Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën, të cilën gjiganti francez e fitoi 1:0 falë një goli të vonshëm nga Kylian Mbappe, Al-Khelaifi e pranoi se i ka prishur marrëdhëniet me Perezin.

“Nuk do ta fsheh, ne nuk kemi pothuajse kurrfarë marrëdhëniesh me Real Madridin. Nuk do të flas për atë që ka ndodhur”, tha Al-Khelaifi.

“Unë besoj në futboll për qasshëm për klubet e vogla, ata jo”, shtoi ai.

Plani i Superligës Evropiane, i cili dështoi përfundimisht vite më parë, parashihet që në të, të merrnin pjesë përherë 12 klubet më të mëdha nga pesë garat kryesore evropiane, duke mos u dhënë mundësi pjesëmarrjeje klubeve më të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat