Henry nuk është dakord

Futboll

Henry nuk është dakord

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Henry nuk është dakord

Liverpool ka hipotekuar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League pas fitores 2-0 të marrë në San Siro kundër Inter-it në takimin e parë të 1/16-ve.

UEFA ka vlerësuar kapitenin e Të Kuqve, Virgil van Dijk, si lojtarin e ndeshjes. Një vlerësim me të cilin nuk ka qenë dakord legjenda Thierry Henry.

“Konate ishte duke gjuajtur drejt portës në rastin e golit të dytë, por ka dëgjuar Salah dhe ia ka lënë atij topin. Pavarësisht nga ky moment, ai ka bërë një ndeshje të madhe”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Ka qenë me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Nuk mendoja se çmimi i më të mirit në fushë do ta fitonte Van Dijk, për mua e meritonte Konate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat