Notë e madhe për Berat Gjimshitin

Futboll

Notë e madhe për Berat Gjimshitin

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 23:36
Notë e madhe për Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti ishte heroi i Atalantës që shtangu grekët e Olimpiakosit me dopietën e realizuar në harkun kohor të 2 minutave, në sfidën e vlefshme për 1/16 e Ligës së Europës.

Zikaltërit e Gasperinit triumfuan me rezultatin 2-1, falë dopietës së shqiptarit në minutat 61 dhe 63.

Mbrojtësi i transformuar në “bomber” mbrëmjen e sotme, ishte padyshim njeriu i ndeshjes.

28-vjeçari i cili është lider absolut edhe te Kombëtarja shqiptare, u vlerësua me notën 8.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat