Bare: Kur gjërat shkojnë keq

Futboll

Bare: Kur gjërat shkojnë keq

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:39
Bare: Kur gjërat shkojnë keq

Mesfushori i Espanyolit, Keidi Bare, tha të enjten se klubi bardheblu i ka dhënë “gjithçka”, pasi falë entitetit katalanas ka arritur në La Liga, diçka që e kishte ëndërruar “gjithmonë”. 

Shqiptari, gjatë një bisede me fansat e skuadrës ku luan në platformën Twitch ka insistuar se sa herë që shkel barin e stadiumit RCDE mbushet “me krenari”. Bare theksoi se si ai, si dhe shokët e skuadrës kanë “inat për të fituar çdo ndeshje”.

Keidi Baré, me 19 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha garat, zbuloi se kur humbet një ndeshje “bëhet keq për dy ditë”. Ai theksoi se “nuk është e drejtë që diçka e tillë ta prekë aq shumë, por kështu është i gatuar”.

Lojtari shqiptar rrëfeu se që në moshë shumë të vogël ishte i vendosur të bëhej profesionist: “Nuk e dinte nëse do t’ia dilja, por familja ime ma futi këtë qëllim në kokë. E kam arritur, por duhet të vazhdoj përpara. Ju gjithmonë duhet të përmirësoheni, në futboll dhe në jetë”.

Mesfushori insistoi që bashkëbisedimi me fansat të kthehej në një dinamikë të mirë: “Kur gjërat shkojnë keq, është e rëndësishme të jemi të gjithë bashkë. Duke i bërë gjërat së bashku, ne shkojmë më tej. Nuk do të shkoni askund i vetëm”.

Nga ana tjetër, mesfushori iu përgjigj pyetjeve më personale dhe ka detajuar, ndër të tjera, se është adhurues i tenisit, edhe pse vetë luan shumë keq. Vendi i tij i preferuar në Barcelonë është “Paseo de Gracia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat