Kumbulla titullar ndaj Veronës

Futboll

Kumbulla titullar ndaj Veronës

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:30
Kumbulla titullar ndaj Veronës

Roma do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat, pas barazimit 2-2 me Sasuolon.

Gjithsesi, në radhët e verdhekuqve problemet nuk mungojnë kurrë dhe trajneri Jose Mourinho është zgjuar ditën e djeshme me lajmin se katër lojtarë kanë rezultuar pozitivë me COVID, ndonëse emrat nuk janë bërë të ditur nga klubi, në pritje të një xhiroje tjetër tamponësh, ndërkohë që të sigurta janë mungesat e Mancinit të skualifikuar dhe të dëmtuarve Ibanjez, Spinacola, El Sharaui, Mikhitarjan dhe Shomurodov.

Mes të infektuarve nuk rezulton Marash Kumbulla. Shqiptarin së bashku me Smollingun do të provojnë të ngrenë digën përpara portës së Rui Patrisios:

“Kundër Veronës do të kem 9 lojtarë të padisponueshëm. Zaniolo është OK, ndonëse jo në formën e tij më të mirë, por e kam të nevojshme që t’i shtrëngojë dhëmbët, pasi është një ndeshje e cila nis në malore për ne”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat