Batatina: Penalltia ishte e lehtë

Futboll

Batatina: Penalltia ishte e lehtë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:44
Batatina: Penalltia ishte e lehtë

Llapi ka arritur të largohet me një barazim nga udhëtimi në Gjilan, duke ndarë pikët me Dritën 1:1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi.

Valmir Veliu kaloi llapjanët në epërsi, teksa Ardian Cuculi barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se kishin analizuar mirë kundërshtarin dhe se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë.

“E kemi analizuar mirë kundërshtarin ku i ka pikat e forta dhe të dobëta. Taktikisht kemi luajtur mirë. Një ndeshje futbolli që Llapi ka prodhuar çdo gjë që prodhohet në futboll”.

“Në anën taktike jam i lumtur me skuadrën.  Penalltia ishte e lehtë, sidoqoftë, është penallti. Rezultati do të duhej të ishte 3:1 apo 4:1. Gjithçka ishte në anën tonë, taktikisht e realizuam edhe golin”, tha Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat