Cili klub e kërkon Moratan?

Futboll

Cili klub e kërkon Moratan?

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Cili klub e kërkon Moratan?

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, në fund të sezonit do të rikthehet te Atletico Madrid, pasi vështirë se Juventus do të aktivizojë klauzolën për blerjen e tij.

E ardhmja e spanjollit nuk pritet të jetë në Wanda Metropolitano, pasi Atletico nuk e ka në planet e veta dhe do ta shes atë në verë.

Arsenali është skuadra e fundit që është futur në garë për t’i siguruar shërbimet e spanjollit.

Topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe trajneri Mikel Arteta e pëlqen jashtëzakonisht shumë bashkëkombësin e tij.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Morata e pëlqen rikthimin në Ligën Premier, por i ka vendosur një kusht Arsenalit para se të pranojë ofertën e tyre.

Për t’i siguruar shërbimet e Moratas, Arsenali duhet të sigurojë së pari vendin e katërt, vend që do ta dërgojë në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Nga ana tjetër Atletico Madrid do ta lejonte largimin e sulmuesit nëse vije një ofertë rreth 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat