Hetimi për skandalin

Futboll

Hetimi për skandalin

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:18
Hetimi për skandalin

Hetimi për skandalin me plusvalencat në Itali është ende duke u zhvilluar dhe këtë herë e solli në vëmendje Juventusi me një komunikatë për shtyp. Në të thuhej se “Zonja e vjetër” bashkë me 10 klube të tjera në Itali janë njoftuar nga Prokuroria Federale pranë F.I.G.C se mund të fillojnë mbrojtjen e tyre për këtë çështje.

Por kush janë 10 klubet e tjera që rrezikojnë? Përveç Juventusit, në Serie A janë edhe katër ekipe të tjera që rrezikojnë për momentin. Bëhet fjalë për Napolin, Empolin, Sampdorian dhe Genoan.

Juventusi është në hetim për marrëveshjen Pjanic-Arthur me Barcelonën. Nga ana tjetër, Napoli po hetohet për transferimet e Karnezis, Manzi, Palmieri dhe Liguori së bashku me Leeds United.

Rastet me plusvalenca për Genoan lidhen me Rovellan dhe Portanova. Ndërkohë që ekipet e tjera i përkasin kategorive më të ulta. Ato janë Pisa, Parma, Pescara, Pro Vercelli, Novara dhe Chievo. Dy ekipet e fundit janë jashtë kategorive profesioniste që nga vera e kaluar.

Për sa i përket kësaj çështjeje klubet duhet të paraqesin raportin e tyre mbrojtës brenda 15 ditëve. Më pas prokuroria do të vendosë nëse do të mbyllen hetimet ose do të vazhdohen më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat