Tifozët e Ulpianës duan shkarkimin e trajnerit

Futboll

Tifozët e Ulpianës duan shkarkimin e trajnerit

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:49
Tifozët e Ulpianës duan shkarkimin e trajnerit

Tifozët e Ulpianës duan shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit, Edlir Tetova. Kjo pasi ekipi ka nëntë ndeshje pa fitore.

Ata kërkesën e tyre e kanë adresur përmes një letre. 

Postimi i plotë nga “Ultras Tigrat”:

I nderuari kryetar Ahmeti, te nderuar donatore te respektuar Abedin Salihu dhe Bujar Shabani. Ne si tifozeri nepermjet ketij njoftimi deshirojme qe ti shprehim paknaqesit tona me rezultatet e klubit tone te zemres KF Ulpiana.

U bene plote 9 ndeshje pa asnje fitore, jemi katandisur ne fund te tabeles, dhe nuk kemi asnje reagim nga kryesia per keto rezultate negative.

Ne kemi pritur plote 13 vite qe te garojme ne eliten e futbollit kosovar, prandaj eshte koha qe kryesia e klubit se bashku me donatoret te analizojne situaten e krijuar ne klub dhe ne si tifozeri kerkojme doreheqjen e menjehershme te kryetrajnerit Edlir Tetova, sepse ne mendojme qe eshte fajtori kryesor pse klubi eshte ne fundin e tabeles.

Lojtaret te cilat jane te angazhuar ne klub per ne jane me te miret, sepse e kane deshmu ne shume ndeshje se si luftohet per ngjyrat e klubit, prandaj nga ana jone jane te respektuar per te gjitha emocionet qe naj kane dhuruar deri ne keto momente.

Te nderuar, duke ju drejtuar juve si kryetar i Komunes, donatoreve te klubit dhe kryesise, kerkojm doreheqjen e menjehershme te Tetoves, ne e falenderojme per punen qe ka bere ne klub, mirepo koha eshte qe ai t’a liroje ate pozite per dikend tjeter, nese nuk na merrni parasysh, do te na detyroni qe te protestojm ne rruge per paknaqesite tona. Ju faleminderit paraprakisht, Me respekt Tifozeria Ultras Tigrat-Lipjan Forca KF Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat