Gjilani fiton edhe me një lojtar më pak

Futboll

Gjilani fiton edhe me një lojtar më pak

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:52
Gjilani fiton edhe me një lojtar më pak

Dukagjini nga Klina edhe pse kishte epërsinë numerike për 45 minuta, nuk arriti të kthehet me një pikë nga Gjilani.

Skuadra e Gjilani me shumë mund fitoi me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.    

Në minutën e 24-të, Gerhard Prognin shënoi nga penalltia. 

Enea Koliqi në minutën e 45+3 ndëshkohet me karton të kuq, prek topin me dorë jashtë zonës së tij.

Në pjesën e dytë u akorduan dy penallti.

Mentor Zhdrella në minutën e 59-të nga penalltia barazon rezultatin në 1:1.

Nuk vonoi as 6 minuta, penallti për Gjilanin dhe Progni e konkretizon në minutën e 65-të (2:1).
Ballkani kryeson me 42 pikë, sa ka edhe Gjilani në vend të dytë deh Dukagjini  

BKT Superliga e Kosovës

Drenica - Prishtina 0:0
Gjilani - Dukagjini 2:1
Ballkani - Ulpiana 3:0
Llapi - Feronikeli 4:2
Malisheva - Drita 1:

Renditja 

1. Ballkani    21    12    6    3    31:15    42
2. Gjilani    21    11    9    1    29:16    42
3. Drita    21    12    5    4    32:13    41
4. Llapi    21    10    6    5    35:24    36
5. Drenica    21    8    4    9    25:24    28
6. Prishtina        21    6    7    8    23:21    25
7. Malisheva    21    6    5    10    21:24    23
8. Ulpiana    21    4    7    10    18:36    19
9. Dukagjini    1:2    21    3    9    9    16:27    18
10. Feronikeli    21    3    2    16    8:38    11
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Ballkani, Llapi - Malisheva, Feronikeli - Dukagjini, Ulpiana - Drenica dhe Prishtina - Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat