Befason Levante, fiton bindshëm

Futboll

Befason Levante, fiton bindshëm

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 23:25
Befason Levante, fiton bindshëm

Skuadra e Levantes ka fituar me rezultatin 3:0 ndaj Elches në takimin e raundit të 26-të të La Ligës. Ekipi i cili renditet i fundit në elitën e futbollit spanjoll ka surpizuar në takimin e mbrëmjes së kësaj të premteje, duke mundur me rezultatin e thellë skuadrën e Elche.

Goli i parë i këtij takimi ka ardhur në minutën e 37’, kur Morales shënoi për vendasit dhe u dha avantazhin e pjesës së parë, duke e mbyllur këtë 45-minutësh me rezultatin 1-0.

Ndonëse loja u dominua në pjesën më të madhe të saj nga Elche, ishte ekipi i Shkodran Mustafit, i cili është jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi, që ia doli të fitonte.

Goli i dytë për Levanten erdhi në minutën e 67’, me De Frutos që i dhuroi dopietën ekipit të tij. teksa në minutën e 73’, sfida do të vështirësohej edhe më shumë për skuadrën e Elche, pasi Gumbau doli jashtë me karton të kuq.

Me disavantazhin 2-0 dhe një lojtar më pak në fushën e lojës, Elche vuajti në 17 minutat e fundit, me Meleron që realizoi në minutën e 90 golin e tretë për Levanten.

Pas ndeshjes së raundit të 26-të, Levante shkon në kuotën e 18 pikëve, megjithatë vijon të renditet në vend të fundit të La Ligës, teksa Elche qëndron në vend të 13-të me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat