Inzaghi: Dy ndeshjet e fundit kemi bërë 40 goditje në portë

Futboll

Inzaghi: Dy ndeshjet e fundit kemi bërë 40 goditje në portë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 08:21
Inzaghi

Pas barazimit të djeshëm pa gola ndaj Genoa, Inzaghi ka folur për mikrofonat e “Inter TV”.

“Me Sassoulon e Genoa kemi bërë 40-të godtije në portë, duhet të punojmë më shumë dhe më mirë për të arritur fitoren. Vetëm 10 minutat e para Genoa na vuri në vështirësi, më pas ishim ne që luajtëm totalisht.

Meritonim më shumë por tani duhet të mendojmë për derbin ndaj Milanit në Kupën e Italisë. Të martën duhet të rikuperojmë forcat fizike por mbi të gjitha ajo që na mungon më shumë është fitorja. Ne e merituam por nuk arritëm të shënonim, duhet të kishim fituar edhe për tifozët e mrekullueshëm.

Por nuk duhet të jemi në ankth, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të kthjellët”, është shprehur tekniku zikaltër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat